Albspirit

Media/News/Publishing

Elvana Shala, ambasadorja që përfaqëson Kosovën kudo në botë

Ajo është personaliteti që e përfaqëson Kosovën kudo në botë dhe atë në mënyrën më të mirë të mundshme kudo që të paraqitet.

Fjala është për Elvana Shalën, e cila në rolin e ambasadores së Vullnetit të Mirë arrin të luajë rol të rëndësishëm gjithandej, madje edhe në lobimin për vetë shtetin e Kosovës.

Pjesëmarrja e saj në konferenca, samite apo edhe në evente tjera ndërkombëtare është e një rëndësie shumë të veçantë, dhe ndikon pa masë në njohjen e shtetit më të ri të Evropës, por edhe të kombit shqiptar në përgjithësi.

Së fundmi, ajo pritet të marrë pjesë në Samitin Afrikan për Lidershipin e Ri që nisë punimet zyrtarisht këtë të mërkurë në Marok. Kjo veç të tjerash do të jetë një sfidë dhe privilegj që të dëgjohet emri i Kosovës në vendin që ende nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës siç është Maroku./visit-kosova.com/

Please follow and like us: