Albspirit

Media/News/Publishing

Henri Çili sulmon Berishën: Dikur Universitetin tim e quanin të Argitës, mos mbro idetë e komunistit Artan Fuga

Ish-kryeministri Sali Berisha,pardje në një status në Facebook, ka bërë thirrje për hetim nga Prokuroria të një spoti televiziv të UET i ndaluar në mënyrë të paligjshme nga AMA ku thuhet : “Mos harxhoni kohën kot në universitetet shtetërore”. Pa i hyrë thelbit dhe detajeve do doja shumë shkurt të merresha me konsiderata të tjera të Berishës kur bëhet fjalë për UET, të cilin ai e quan universiteti “Kristaq Rama” (Për ironi dikur qarqet e majta e quanin universiteti Argita Berisha, propaganda politike përdor të njëjtat terma).

Së pari, personalisht për aq investim sa kam pasur në jetën publike nuk më shkon fare të replikoj me ish-kryeministrin. Kam depozituar në publik aq shumë vlerësime që nuk u heq asnjë presje për kohën dhe rrethanat në të cilën jam sprehur, ndaj është absurde të thoja qoftë edhe një fjalë të keqë për Berishën ndryshe nga lumi i sharjeve që nuk shkojnë me statusin e një presidenti por që doktori lëshon për mua dhe UET në statusin e tij.

Së dyti, nuk është e nevojshme të jap ndonjë shpjegim në lidhje me kredencialet etike të UET, i cili është universitet në sytë e publikut prej 12 vitesh, njihet prej më shumë se 15 mijë studentësh dhe 1000 pedagogësh.

Së treti, duhet të bëj një saktësim të termave. Zoti Berisha është një politikan dhe si i tillë gjuha e tij, ose mekanizmi me të cilin punon politika, është inkoherenca. Ndërsa unë jam një individ privat, njeri i lirë dhe një grup interesi, gjuha vepruese e të cilit është pikërisht koherenca.

Po përpara kësaj, më bën shumë përshtypje, se përse ish-kryeministri Berisha, i afishuar publikisht, gjerësisht, me idetë më të avancuara, gjatë kohës kur ishte kryeministër për liberalizimin e arsimit të lartë, për tregun e arsimit, për parimin “paraja ndjek studentin” etj. etj, sot i ka braktisur tërësisht dhe u është afruar ideve të komunistëve të vjetër si ARtan Fuga dhe të komunistëve të rinj si Arlind Qorri për “arsimin e lartë falas”, për monopolin e sistemit shtetëror e shumë e shumë gjëra të kësaj natyre. Kjo në të vërtetë është shumë zhgënjyese, për mua personalisht, por edhe për këdo besoj që e ka parë Sali Berishën si një aleat për tregun e lire në këtë vend me traditë të gjatë osmane dhe puniste.

Please follow and like us: