Albspirit

Media/News/Publishing

Spikerja e njohur braktis lajmet për emisionin: Ja kush do ta zëvendësojë

Prej disa vitesh jemi mësuar ta shohim në studion e lajmeve të televizionit ‘ABC News’, por duket se kjo do të ndryshojë së shpejti. ‘Pas shumë vitesh… lamtumirë lajme!’- ka shkruar vetë spikerja Juli Xhokaxhi, duke deklaruar kështu largimin e saj nga studioja e lajmeve.

Mirëpo, gazetaren e njohur së shpejti do ta shohim në një studio të re, në atë të një emisioni të sajin. Bëhet fjalë për një emision politik i cili do të transmetohet dy herë në javë dhe pritet të nisë së shpejti në ‘ABC News’.

Sipas ‘Xing.al’ emrat që do ta zëvendësojnë spikeren, janë Fabiola Hoxha dhe Redi Prifti, të dy gazetarë dhe spikerë në televizionin ‘ABC News’. Dyshja e të rinjve tashmë do të kenë një rol kyç në televizionin informativ, ku do të mbulojnë edicionin e orën 22:00.

Please follow and like us: