Albspirit

Media/News/Publishing

Mira Janji transparente, befason miliona ndjekës

Mira Janji është një këngëtare e njohur shqiptare, që këndon shumë mirë të gjitha rrymat muzikore.

Që në fëmijërinë e vet ka kënduar në festivalet e fëmijëve.

Ka përfunduar me notat më të larta e me një talent të spikatur Liceun Artistik për Canto, ndërkohë ka fituar dy çmime ta para të zerave të rinj në Pallatin e Kulturës dhe në koncerte që zhvillonte shkolla për veprimtari të ndryshme.

Ka përfunduar me notat maksimale Akademin e Arteve për Canto në Tiranë me një diplomë të përkryer, të shoqëruar me orkestrën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit (TKOB) dhe atë të Akademisë së Arteve, të transmetuar në RTSH.

Ka kënduar në festivalet e RTSH dhe gjithashtu ka marrë pjesë në koncerte me Akademinë e Arteve në Francë, Gjermani, Itali, Austri.

Ka studiuar në Konservatorin e Muzikës së qytetit të Cagliarit në Itali për Canto dhe po ashtu ka qenë dhe petagoge në shkollën “Non solo musica” për Canto; njëkohësisht ka kënduar dhe në koncerte te ndryshme. Ka kënduar në Europë dhe Australi në shume diskoteka të ndryshme.

Ka fituar çmimin kryesor “Çelsi Muzikor 8” në Kosovë dhe njëkohësisht çmimin “Best Interpret”.

Mira Janji është fituese e çmimit “Best Dance” në “Zhurma Show Awards” si dhe e çmimit “Best Balada ne “Zhurma Show Awards”. Ka realizuar 4 albume dhe disa videoklipe.

Fotografia e Mira Janji

Fotografia e Mira Janji

Fotografia e Mira Janji

Fotografia e Mira Janji

Fotografia e Mira Janji

Fotografia e Mira Janji

P.S.: Fotot janë marrë nga faqja e saj zyrtare në facebook.

Please follow and like us: