Albspirit

Media/News/Publishing

Nga ‘shalë për shalë’ në shtrat me deputetin, këngëtarja merr një vendim befasues

Prej disa ditësh, deputeti i partisë ‘Nisma për Kosovën’, Haxhi Shala është në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të bërjes publike të lidhjes së tij jashtëmartesore me këngëtaren Anxhelina Shala.Ka qenë vetë këngëtarja e cila jeton në Gjermani që postoi fotot përkrah deputetit duke e quajtur atë ‘i dashuri im’, ndërkohë që Haxhi Shala është i martuar dhe me 2 fëmijë. Vetë Haxhi Shala e mohoi lidhjen me këngëtaren duke thënë se fotot e tyre ishin shkrepur në takime elektorale dhe se ajo ishte vetëm një mbështetëse e tij. Por kjo deklaratë e tij u pasua nga publikimi i një fotoje tjetër nga Anxhelina, në të cilën dyshja ndodhej në shtrat.

Mirëpo gjerat duket se kanë marrë një kthesë të menjëhershme.Këngëtarja së fundmi i ka surprizuar të gjithë duke fshirë të gjitha fotot përkrah deputetit nga profili i saj në Instagram, por duke ruajtur foton e profilit me të. Më herët Anxhelina publikoi edhe disa mesazhe kërcënuese të bashkëshortes së Haxhi Shalës, e cila i thoshte se ishte në dijeni të lidhjes, por nëse e gjithë kjo histori do të mësohej nga fëmijët e saj, do të ishte vetë Haxhiu ai i cili do të shkonte në Berlin për t’i prerë asaj kokën. Nuk dihet nëse fshirja e fotove ka ardhur si pasojë e kërcënimeve apo ka qenë dëshirë e këngëtares, por duket se ajo ka vendosur ta lërë me kaq këtë çështje.
http://lexo.al/pasi-i-publikoi-fotot-intime-e-dashura-e-deputetit-shala-merr-vendimin-drastik/
Please follow and like us: