Albspirit

Media/News/Publishing

Arrestohet Igor Jug, huligani që përgjaku Zaevin dhe Selën

MPB mëngjesin e sotëm ka lokalizuar vendndodhjen e Igor Jug nga Kumanova, i dyshuar për pjesëmarrje në zhvillimet e 27 prillit. Jo zyrtarisht mësohet se i njëjti është arrestuar. Igor Jug dyshohet që më 27 prill në zhvillimet e përgjakshme në Kuvend, ka marrë pjesë në turmën që kryen vepër penale. Në video incizimet e publikuara, Jug shihet në sallën e konferencave për shtyp ku ka qenë i armatosur derisa turma është konfrontuar me deputetët e shumicës parlamentare. Ai dyshohet si pjesë e grupit që ushtroi dhunë ndaj kryetarit të LSDM, Zoran Zaev dhe kryetarit të ASH, Ziadin Sela natën e 27 prillit.

Please follow and like us: