Albspirit

Media/News/Publishing

Ema Andrea: Mjaft me ankesa, bëhuni kultura që pretendoni!

Ky vend nuk ka kulturë e nuk ofron asgjë e bla bla..nuk është e vërtetë! …ka disa idealistë profesionistë, pasionantë të cilët organizojnë evente për të cilat nëse do ishin Amerikë e Evropë (për të njëjtin nivel), jo vetëm do kishit paguar por do kishit bërë 1000 selfie!

Në Tiranë këtë javë janë dy festivale ndërkombëtare filmi…falas…worshope, biseda me artistët e ftuar. 5 deri 7 min larg nga njeri tjetri!

Prap vetëm blloku është plot! Natyrisht pas kësaj emrat që përflisni në kronikat rozë do jenë shembulli i rinisë!

Spo flas për rininë që pretendon të merret me art e as për artistët që bëjnë qoka se këta janë tek kafja e lagjes duke deliruar! Mjaft me ankesa, bëhuni kultura që pretendoni.

Please follow and like us: