Albspirit

Media/News/Publishing

Kur Mati shihej si kryeqendra e Maqedonisë së vjetër

Forma e vjetër e emrit të krahinës së Matit, dhe lumit me të njëjtin emër, prapakthehet tek lumi ilir Mathis.

Sipas albanologut Robert Elsie, ky term shfaqet historikisht si Mathia në vitin 1308 tek ‘Anonymi Descriptio Europae Orientalist’; si Mat në një dokument osman mbi taksat në vitin 1488, si Emathia në një histori të Jacques De Lavardinit mbi Gjergj Kastriotin më 1596; si Ematia në një letër të Pjetër Budit më 1621; prapë si Emathia në një raport të vitit 1671 nga Piero Stefano Gaspari, shkruan Konica.al.

Analogjia mes termit ilir Mathis dhe kryeqendrës së Maqedonisë së vjetër, Emathia, kishte shërbyer si ftillesë për ngritjen e hipotezës së kjo e fundit të gjendej hiç më larg sesa në Matin e sotëm.

Në këtë hulli shkonte edhe Naim Frashëri në një shkrim më pak të njohur për lexuesit:

  • «Maqedhonia kishte shumë qytete, po më me emër’ është Emathia (e madhja) dhe Pela, që kanë qenë krye- qytete qëmoti. N’emërit t’Emathisë është quajturë Mat’ i sotmë, q’është në Shqipëri»

© Salih Mehmeti 

Burimet: 

Robert Elsie, The Tribes of Albania: History, Society and Culture, 2015, f. 268
Naim Frashëri, Vepra: E këndimit çunavet këndonjëtoreja, Rilindja, 1986, f.213

Please follow and like us: