Albspirit

Media/News/Publishing

Jamarbër Malltezi: Duhej të ngrinim zërin dhe të denonconim vjedhjen e votës

Mbledhja e Kryesisë së PD-së është karakterizuar nga tensionet që kaluan deri në momente dhune mes Jemin Gjanës dhe Valbona Mezinit. Jamarbër Malltezi ka deklaruar në mbledhje se demokratët janë të demotivuar dhe se duhej të ngrihej zëri dhe të denoncohej vjedhja e votës, por në të kundër nuk u dokumentua asgjë. “Duhej të ngrinim zërin dhe denonconim vjedhjen e votës. Demokratet janë të demotivuar. Nuk dokumentuam asgjë”, raportohet se ka thënë Malltezi. Ndërsa kreu i PD-së Lulzim Basha ka thënë në fillim të mbledhjes së kryesisë që pritet të zgjasë se qëllimi i analizës është për bashkim: “Të ndërtojmë përgjigjen për skemën dhe infrastrukturën e blerjes së votës dhe shantazhimit. Ta identifikojmë infrastrukturën e tyre emër për emër, kudo në çdo zonë”. Pak ditë më parë, kundërshtari tjetër i kreut të PD-së, ish-deputeti Astrit Patozi kërkoi që Basha të njohë një grupim të ri brenda partisë.

Please follow and like us: