Albspirit

Media/News/Publishing

Letra prekëse e nënës për fëmijën e vet: Të dua shumë dhe do të lutem gjithnjë për ty.

Nëse një ditë do më shohësh plakë, nëse bëhem pis kur ha apo nuk arrij të vishem…ki durim. Kujto kohën që kam kaluar për të ta mësuar. Nëse kur flas me ty të përsëris gjthmonë te njëjtat fjalë, mos më ndërprit, dëgjomë. Kur ishe i vogël duhej të të tregoja çdo natë të njejtën përrallë që të flije…

Kur nuk dua të lahem, mos më bërtit. Kujto kur të ndiqja dhe sajoja 100 histori sepse nuk doje të laheshe.

Kur të shohësh mosdijen time mbi teknologjinë e re, kij durim dhe më ndihmo. Mos më shih me atë buzëqeshje ironike por kujto sa kohë m’u desht të të mësoja ABC…

Nëse në një moment nuk arrij të mbaj mend, më jep kohë dhe mos u nervozo. Gjëja më e rëndësishme nuk është ajo që them, por nevoja për të qënë me ty gjthmonë…

Kur këmbët e mia të mos më shërbejnë më, mos më trajto sikur të isha një barrë për ty. Më ndihmo njësoj siç bëra unë kur ti ishe i vogël. Kur them që dua të vdes, mos u merzit. Një ditë do e kuptosh çfarë më shtynte ta thoja. Do kuptosh që në moshën time nuk jetohet por mbijetohet. Një ditë do të kuptosh që pavarësisht gabimeve të mia, kam kërkuar më të mirën për ty, që gjithnjë jam munduar të të ndihmoj…

Më jep pak kohë, më jep pak durim, më jep një shpatull në të cilën unë të qaj ashtu si ti e ke bërë shumë herë. Më ndihmo të ecë, më ndihmo të mbaroj ditët e mia me dashuri dhe durim. Në këmbim unë do të jap një buzëqeshje dhe dashurinë e pafund që gjithnjë kam pasur për ty… të dua shumë dhe do të lutem gjithnjë për ty.

Please follow and like us: