Albspirit

Media/News/Publishing

Shkodër – Zbulohet baza e falsifikimit të pijeve, 5 inspektorë të AKU mes 8 të arrestuarve

Policia e Shkodrës ka finalizuar një superoperacion në ambientet e një fabrike falsifikimit të pijeve të ndryshme. Në pranga kanë përfunduar 8 persona, 5 prej të cilëve punonjës të AKU-së Shkodër.

Policia ka shpallur në kërkim administratorin e subjektit Xhevat Kasemi 53 vjeç, i proceduar dhe i dënuar më pare për të njëjtën vepër penale.

Ndërkohë janë ndaluar punonjësit Syrri Caku 70 vjeç, Fatjon Bushati 29 vjeç dhe Sami Haxhija 59 vjeç.

Të katër këta shtetas akuzohen se prodhuar produkte ushqimore në menyrë të kundraligjshme dhe të dëmshme për shëndetin.

“Shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, si punonjës të subjektit “Briland” me administrator shtetasin Xhavit Kasemi, kanë prodhuar produkte ushqimore në menyrë të kundraligjshme dhe të dëmshme për shëndetin, ku gjatë kontrollit në subjektin “Briland” në lagjen Ajasem, Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor Shkodër, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të mëdha pije alkolike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”, “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve industrial e ushqimor”, “Fallsifikimi i formularëve”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Sakaq punonjësit e AKU-së të ndaluar nga policia akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë mbajtur proçesverbale fiktive në subjektin “Briland” me administrator shtetasin Xhavit Kasemi, duke e lejuar të prodhojë produkte ushqimore jashtë normave të higjenës e në mënyë të kundraligjshme.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”.

Të ndaluarit
Hilmi Erkoçaj , 65 vjeç, banues ne fshatin Mushan , Njësia Administrative Dajç, Shkodër, me detyrë inspektor të Drejtorisë Rajonale në A.K.U. Shkodër

Abdyl Bajraktari, 52 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë inspektor të Drejtorisë Rajonale në A.K.U. Shkodër

Elvis Rraboshta, 32 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë inspektor në Drejtorinë Rajonale në A.K.U. Shkodër

Adnan Gradeci, 50 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë inspektor të Drejtorisë Rajonale në A.K.U. Shkodër

Edmond Fortuzi, 65 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë inspektorë të Drejtorisë Rajonale në A.K.U. Shkodër.

Please follow and like us: