Albspirit

Media/News/Publishing

Kontrata të reja, televizionit informativ ”Fax News” i bashkohen personazhe të njohura të ekranit

”Fax News” është televizioni më i ri informativ që pritet të nisë transmetimet nga ora në orë, ndërsa ”Shuplaka” mëson se disa personazhe shumë të njohur të ekraneve shqiptare i janë bashkuar kësaj nisme energjike.

Gazetarë, folës lajmesh, drejtues emisionesh si Rezear Xhaxhiu, Enton Abilekaj dhe Bledian Koka kanë nënshkruar tashmë se do jenë pjesë e këtij bashkëpunimi.

”Fax News”, me drejtor ekzekutiv Enton Abilekaj dhe drejtor informacioni Bledian Kokën, ka firmosur tashmë kontratën edhe me Brikena Priftin, e cila ka lënë ”Channel One”. Përveç saj, projektit i janë bashkuar edhe spikeret e njohura Deni Turhani  dhe Armela Ferko që ka lënë ”News24”, njësoj si Bledian Koka. Po kështu te ”Fax News” do të angazhohet edhe gazetarja e njohur e showbizz-it Adela Xhamani. Surpriza do të ketë edhe për sportin, por na duhet të presim edhe pak.

Për dossierin do të kujdeset Fatos Velia, ndërsa ende priten detaje të tjera nga televizioni.

A do të jetë shtatori muaji i nisjes së transmetimit?! Burime të brendshme thonë ”Po” por kuptohet, data mbetet sekret…(V.G/SHUPLAKA)

Please follow and like us: