Albspirit

Media/News/Publishing

Kujtime e ish-Zonjës së Parë Hillary Clinton, libri më i shitur

Hillary Clinton rikthehet në krye në një klasifikim të veçantë.

“Çfarë ndodhi” (What Happened), libri i saj me kujtime, ku ish-Sekretarja e Shtetit shpjegon nga kendvështrimi i saj hap pas hapi rrugëtimin që nga kandidimi e deri tek momenti kur amerikanët votuan, është shndërruar në një bestseller.

Sipas shtëpisë botuese që ka hedhur në treg kujtimet e Hillary-t janë shitur më shumë se 300 mijë kopje të tij, që nga data 12 shtator, atëherë kur u hodh në treg, ku përfshihen edhe kopjet digjitale dhe audio-regjistrimet.

Këto shifra e bëjnë librin me kujtime të ish-Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara librin jo fiksional më të shitur në pesë vitet e fundit dhe sipas NPD BookScan, me gjasa do të jetë bestseller në fundjavë.

Please follow and like us: