Albspirit

Media/News/Publishing

Pse u largua Florian Binaj, “polici” nga “Portokallia”?

Pas 13 vjetësh ne ekranin e “Portokalli” aktori i mirenjohur eshte larguar.  Bëhet me dije se shkaku ka qenë një mosmarrveshje e mundshme në lidhje me rinovimin e kontratës për sezonin e ri televiziv. Duket se kushtet e reja të Florit nuk janë përputhur me ato të produksionit dhe këtë e ka vërtetuar mungesa e tij në ambientet e punës. Florian Binaj ose siç njihet ndryshe nga të gjithë në si  ‘Polici i Portokallisë’, ka qenë një nga aktorët, rolet dhe batutat e së cilit u mbajtën mend ndër vite. I famshëm për personazhin e Kol Frakushës, apo imitimit perfekt të kryeministrit,e deri tek personazhi tipik i ‘Atentateve’, Flori i është bashkuar kastit të tjerë të aktorëve të parë që lanë Portokallinë.

Please follow and like us: