Albspirit

Media/News/Publishing

Iliria në veprën e parë gjeografike latine

Së pari vepra e parë gjeografike latine u shkruajt nga Pompon Mela një gjeograf romak nga Tingentirea e Spanjës. Nuk njihet data e lindjes dhe vdekjes së tij. Punoi në gjysmën e dytë të shek I të erës së re. Nga veprat e tij është ruajtur “Chorographia”, shkruar në vitet 43-44 në tre libra, ku jepet përshkrimi gjeografik dhe etnografik i botës antike. Korografia e Melës është vepra më e vjetër gjeografike e ruajtur në gjuhën latine. Për këtë vepër ai grumbulloi një sasi të madhe të dhënash nga burime të mira dhe i dha ato në formë të qartë të shkurtër. Në korografinë e tij Mela bën edhe një përshkrim të shkurtër të Ilirisë dhe Epirit…
Harta e Europës sipas Pompon Melës
Libri II – 54, 55, 56
Në Epir, asgjë s’është më e përmendur sesa gjiri i Ambrakisë, sepse, duke pasur një grykë të ngushtë më pak se 1000 hapa gjërësi përbën megjithatë një det të hapur midis tokave, edhe së dyti sepse në brigjet e tij gjenden Akti, Argosi i Amfilohisë dhe Ambrakia; që të gjitha qytete të përmendura gjatë sundimit të Ainkidëve dhe Pirros.

ef5fcf69-aef8-42b8-b3ac-e2dea483ded6

Më tutje është Buthroti e pastaj malet Keraune ku prej këndej, nis Adriatiku…
Ky det i madh ka shumë brigje të thella, është rrethuar nga fuse ilire deri në Tergeste, dhe në anën tjetër nga fiset gale dhe italike.

Ndeshën së pari parthinët e dasaretët, pastaj taulantët, enhelejtët, feakët.

Pastaj vijnë ata që i quajnë ilire të vërtetë, pyrët, më tej liburnët dhe Istria. Qyteti i parë është Oriku, i dyti Dyrrahu, i cili më parë quhej Epidam dhe që romakët ia ndryshuan emrin për arsye se u dukej se u ndillte.
Botimi i vitit 1518
Referenca: Encyclopædia Britannica (11th ed.). Cambridge University Press.

Please follow and like us: