Albspirit

Media/News/Publishing

SPAK: Si do t’i zbulojmë paratë e pista të gjytarëve dhe prokurorëve?

Zbulimi i parave të pista është jo vetëm objektivi i njësisë së re antikorupsion, por edhe një nga sfidat më të mëdha të kësaj strukture. Kjo edhe për faktin se deri më sot asnjë prej njesive zyrtare përgjegjëse nuk ja ka dalë të zbulojë venddepozitimin e 1.3 miliardë dollarëve të rrjedhur nga korrupsioni i zyrtarëve dhe politikanëve, shumë kjo që është deklaruar se gjenden nëpër bankat e huaja. Lidhur me fatin e tyre dhe rolin e njësisë SPAK në këtë pikë, mediat i referohen një dokumenti të EURALIUS të publikuar në faqen zyrtare në internet, në të cilin flitet për shëmbullin kroat, që sipas saj do të ndiqet edhe në vendin tonë. Homologia e SPAK-ut shqiptar në Kroaci e ka emërtesën USKOK dhe ka të njejtin objektiv, pra zbulimin e parave të pista të rrjedhura nga korrupsioni e kanale të tjera joligjore. USKOK ka arritur të realizojë operacione vërtetë të pamara me mend dhe këtë eksperiencë po e sjell tek homologët shqiptar të cilët përveç trajnimeve pritet ti asistojë gjatë ditëve të nisjes së veprimtarisë. Sipas dokumentit të EURALIU-s, në ndihmë të SPAK-ut shqiptar pritet të jenë njëmbëdhjetë agjenci ndërkombëtare me të cilat njesia do të bashkëpunoj për të shkëmbyer informacione. Në krye të listës qëndrojnë Interpol dhe FBI, ndërkohë që janë edhe nëntë institucione të tjera me të cilat pritet që SPAK të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi.
Please follow and like us: