Albspirit

Media/News/Publishing

Maqedonia, shteti që për 15 vite nuk kreu regjistrim të popullsisë

Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e djeshme ka miratuar një raport për përshpejtimin e zbatimit të projektit të regjistrimit të popullsisë, që pritet të zëvendësojë regjistrimin e fundit në këtë shtet.

Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës si dhe ajo e Punëve të Brendshme duhet të hartojnë një plan veprimi më 5 tetor, thuhet në komunikatën qeveritare, përcjell Konica.al.

Të dhënat themelore që të përfshihen në këtë regjistrim janë ato që kanë të bëjnë me datën dhe vendin e lindjes, gjininë, datën e ardhjes ose largimit, nënshtetësinë dhe statusin martesor.

Informacione do të merren edhe për gjuhën, etnicitetin, përgatitjen arsimore dhe profesionin.

Maqedonia është vendi i vetëm në rajon që nuk ka kryer regjistrim të popullatës për më shumë se një dekadë. Përpjekja për regjistrim në vitin 2011 ishte ndërprerë për shkak të akuzave të ndërsjella mes shqiptarëve dhe maqedonasve për manipulime.

Përndryshe, regjistrimi i fundit pati nxjerrë se në Maqedoni jetojnë 509,083 shqiptarë ose 25.2%. /konica.al/

Please follow and like us: