Albspirit

Media/News/Publishing

Sofia e “Zonë e Lirë” pret ofertën e madhe

U bë e njohur si Sofia e “Zonë e Lirë” e cila për disa vite me radhë u shfaq në krah të gazetarit Arjan Çanit. Por, kjo nuk do të vazhdonte edhe për shumë, pasi Sofia u shkëput nga televizioni. U largua për të jetuar më të dashurin e saj jashtë Shqipërie. Prej asaj periudhe nuk u mësua kurrë se me çfarë po merrej bukuroshja bionde. Ndërsa pak më parë në profilin e Instagramit ajo ka publikuar disa foto nga një sallë gjyqi në Tiranë, foto këto që ngritën dyshime se Sofia mund të kishte filluar punë pikërisht në një institucion shtetëror. Por nuk ka ndodhur kështu, dhe përmes një reagimi Sofia ka treguar se nuk ka filluar punë në Gjykatë, duke njoftuar se do të shfaqet sërish në televizion por është duke pritur një ofertë më të mirë.

Please follow and like us: