Albspirit

Media/News/Publishing

Xhelal Marku, “Qytetar Nderi” i Qarkut Dibër

Një lajm i gëzueshëm për mua gazetarin Xhelal Marku, që dua ta ndajë me të gjithë ju miqtë e mi të nderuar të facebook. Këshilli i Qarkut Dibër, që përfshin katër Bashki: Bashkinë Dibër, Bashkinë Bulqizë, Bashkinë Klos dhe Bashkinë Mat, më ka vlerësuar me Titullin e lartë: “Qytetar Nderi i Qarkut Dibër”
Në këtë foto është projekt Vendimi i Këshillit të Qarkut Dibër, që në mbledhjen e tij të datës 14 shtator 2017, u kthye në vendim me vota unanime të këshilltarëve, duke më shpallur mua, gazetarin XHELAL ALI MARKU, “QYTETAR NDERI” të QARKUT DIBËR! Me këtë rast, dua të shpreh mirnjohjen time të thellë dhe respekte pafund për Kryetarin e Këshillit të Qarkut Z. Hajri Laçi, për Kryesinë dhe të gjithë këshilltarët për vlerësimin e lartë që më bënë!

Fotografia e Xhelal Marku

Fotografia e Xhelal Marku

Please follow and like us: