Albspirit

Media/News/Publishing

Artur Zheji rikthehet në Televizion; ja ku do e shihni së shpejti

Artur Zheji rikthehet në Televizion. Gazetari i njohur do të jetë pjesë e Ora News me emisionin i tij “360gradë” çdo të martë dhe të enjte në orën 21.00. Mbrëmjet e emisionit nën drejtimin profesional të Zhejit do të risjellin debatin e fortë dhe temat e mprehta politike dhe sociale, të cilat vendosin në fokus ngjarjet më të rëndësishme dhe ngërçet e pazgjidhura të shoqërisë shqiptare. Zheji, gazetar që mbart audience të lartë, ka pothuajse 20 vjet që është i pranishëm në ekranet shqiptare më të rëndësishme, si analist dhe si drejtues emisionesh.

Please follow and like us: