Albspirit

Media/News/Publishing

Eduard Selami dhe Ilva Tare bëhen prindër për herë të dytë

Ilva Tare dhe Eduard Selami janë bërë prindër për herë të dytë. Paraditen e sotme ka ardhur në jetë trashëgimtari i familjes.

Mediat shkruajnë se mbrëmjen e djeshme moderatorja ka qenë “majë këmbëve” gjatë gjithë mbrëmjes në festën e 10 vjetorit të Ora News dhe mesa duket fill pas kësaj ka shkuar në maternitetin “Koço Glozheni” ku ka sjellë në jetë të djalin e saj me peshë 3 kilogram e 600 gram. E gjithë familja duket të jetë e lumtur për këtë lajm, pas gocës Melodi çifti Tare-Selami u bënë edhe me një djalë.

Please follow and like us: