Albspirit

Media/News/Publishing

Mesazhi prekës i mbesës Fabiola Laço-Egro për dajën Afrim Koçi

Image result for fabiola laco egro

 

I shtrenjti daja im, Afrim Koçi.

Ti ke qenë udhërryëfyesi im drejt botës së librave e dijes që në fëmijërinë e hershme. Ti do mbetesh idhulli im për mendjen e çmuar, erudicionin, pasionin e paepur për punën e librin, modestinë e thjeshtësinë e jetës që zgjodhe të jetosh. Do më mungojnë këshillat e tua, thjeshtësia e të gjykuarit, paanësia dhe bisedat e çiltëra në familje. Kërkoj përreth e nuk gjej një të dytë si ti.

Ti na bashkove e na bëre bashkë në momentet e tua të fundit me të gjithë miqtë e tu, që i kishe pranë, e po kështu të afërmit që dua t’i falenderoj nga zemra që t’u gjendën aq pranë.

Mirënjohje të thellë veçanërisht Mirela Kumbaros që jo vetëm si Ministria e Kulturës, por edhe si pasuese e brezit të ri të shqipëruesve të dha lamtumirën e fundit me homazhet në Muzeun Historik, duke u përkulur përpara profesorit të përkthimit.

Nderim të veçantë për Bibliotekën Kombëtare, Drejtoren, znj.Persida Asllani, si dhe miqtë e stafin, për hapjen brenda ditës së ekspozitës së 120 librave të përkthyera nga Afrimi, që qendron e hapur edhe këto ditë pranë bibliotekës. Jo vetëm për angazhimin e organizimin në kohë rekord, por për vlerësimin e pamatë për përkthyesin e heshtur që për më shumë se 30 vjet shkonte çdo ditë në bibliotekë për të vazhduar punën e tij si përkthyes.

Falenderim për të gjithë gazetarët, mediat e studjuesit që gjetën fjalët e duhura për të dhënë ekon e njohjen që ti e meriton.

Falenderim për Shtëpinë Botuese ‘Albas’, e drejtuesen Rita Filipi (Petro) për bashkëpunimin e suksesshëm të librit të fundit të përkthyer nga Afrimi, për ngrohtësinë e mbështetjen e jashtëzakonshme.

Respekt të thellë për Edi Ramën që di të çmojë e nderojë figurat e letrave shqipe edhe jashtë botës politike.Ti japë vendin e nderin e duhur, duke e shpallur një nga 10 personalitetet e vitit që në 2007, si Kryetar Bashkie e duke e nderuar si Kryeminstër edhe në ditën e tij të lamturmirës.

Jam thellësisht e prekur, do përulem përpara teje e do vij të flas me ty në varreza sa herë të kem nevojë!

Please follow and like us: