Albspirit

Media/News/Publishing

Shkodrania Erika Bitanji shkëlqen në spektaklin “Idol” në Suedi

Erika Bitanji është vajza shkodrane që po shkëlqen në skenën e Idol 2017 në Suedi. Ajo mori pjesë në audicionet e konkursit muzikor me këngën Chandelier të këngëtares Sia.

Që atëherë, Erika mahniti jurinë dhe ka arritur t’ia dalë në fazat e tjera. Ajo është nga qyteti i Shkodrës dhe duket se suksesi në botën e muzikës është i garantuar për të.

Sfida e rradhës për të do të jetë të premten në orën 20:00 ku do të vendoset nëse do jetë pjesë në finale e madhe. Nuk na mbetet gjë tjetër vecse t’i urojmë suksese Erikës në konkurimin me pesë të tjerë për të fituar çmimin e madh të Idol 2017.

Please follow and like us: