Albspirit

Media/News/Publishing

“No I Love Yous” kënga e re e Era Istrefit

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi, po ngjit e sigurtë shkallët e karrierës së saj ndërkombëtare. Ylli në ngjitje sapo ka publikuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me reperin, French Montana. Klipi është publikuar në kanalin zyrtar të kompanisë “Ultra Music”, në Youtube. Kënga mban titullin “No I Love Yous” dhe klipi është xhiruar në Los Angeles. Kënga ishte paralajmëruar një muaj më herët nga Era, duke ngjalluar interes të madh te fansat dhe tashmë, projekti i ri muzikor pritet të kalojë edhe suksesin e “Redrum”.

 

 

Please follow and like us: