Albspirit

Media/News/Publishing

Ekskluzive, videoja e plotë/Mirditorja e shkolluar në “La Sapienza” trondit deputetët

Portale, televizione dhe media të shkruara kanë përcjellë sot fjalën e një femre mirditore, që apelon për politikën për gjendjen e vështirë në zonat fshatare. Fjala e saj është censuruar nga disa media, por ne e kemi siguruar dhe po e transmetojmë të plotë.

Lajmi

Në një takim të veçantë për problematikat e fshatit, me personalite dhe figura të ndryshme politike, Rigerta Loku ka sjellë në një rrëfim të gjallë, problemet e vërteta të fshatit. Vajza nga Rubiku u kthye nga Italia gjashtë vjet më parë, pasi studioi Shkenca Politike në Universitetin prestigjoz të “La Sapienza-s” në Romë dhe u specializua për marrëdhënie ndërkombëtare; u kthye në qytetin e lindjes dhe hapi një fermë dhish. “Duhet të vini te stallat atje, jo unë të vij këtu në Kuvend. Unë jam aty, nuk shkoj asgjëkundi pres, nuk qëndroj kot, punoj, por pres. Ejani të shikoni, ejani atje, në doni ushqim buke e zemër, ushqime bio, ejani në fshat, ju lutem gjithsecilit të mos vini me makinë të vogël, ejani me fuoristradë, se atje nuk shkon makina, nuk shkon makina”, ka thënë ajo. Me lotëve ajo ka treguar historinë e Kristinës, bashkëfshatares së saj, teksa ka drejtuar një lutje drejt politikanëve. “Jepini ujë dhe rrugë fshatit dhe i keni dhënë zhvillim. S’kërkojmë asgjë më shumë veç tyre”, ka thënë ajo.

Ndiqni të plotë fjalën e saj, në videon e mëposhtme.

Please follow and like us: