Albspirit

Media/News/Publishing

Kristina Bakiu: Djemtë e showbizzit kanë zakon t’i marrin të gjitha femrat e bukura me rradhë

Ajo është një nga modelet shqiptare më të kërkuara të momentit e veccanërisht në vendet aziatike. Po flasim për “Miss Universe Albania 2013” dhe “Miss World 2015”, Kristina Bakiun. Ajo u transeferua për një periudhë tre mujore në Korenë e Jugut, ndërkohë që shumë shpejtë do të niset drejt Indisë. “Në SHBA ose Europë nuk të mbështesin, duhet të ecësh vetë dhe vetëmenaxhohesh si fillim. India të ofron pagesën, jetesën dhe nëse nuk fiton, nuk humbet asgjë. Do të rri si fillim tre muaj, por nëse gjërat ecin mirë mund të qëndrojë më gjatë”, ka thënë ajo në programin “Lart e Poshtë”. Por gazetari i njohur i showbiz-it nuk ka ngurruar të pyesë bukuroshen shqiptare edhe sa i përket jetës së saj private dhe a kanë qenë të shumtë djemtë e shoëbiz-it që e kanë ngacmuar atë. “Nuk ka asgjë të re në jetën time private, aktualisht i jam futur punës. Ti i di disa meshkuj të showbiz-it që më kanë ngacmuar, por unë doja të thoja, ata e kanë zakon t’i marrin të gjitha femrat e bukura me rradhë dhe pastaj ku të ngecin”, ka thënë Kristina Bakiu.

Fotografia e Kristina Bakiu

Fotografia e Kristina Bakiu

Fotografia e Kristina Bakiu

Fotografia e Kristina Bakiu

Fotot janë marrë nga profili në FB.

Please follow and like us: