Albspirit

Media/News/Publishing

Lu në Rrëshen: Në demokraci, përgjegjësinë dhe pushtetin e kanë të rinjtë

Në kuadër të takimit të parë të Serisë së Bisedave të Ambasadës Amerikane me të rinjtë, Ambasadori amerikan Donald Lu, ka përshëndetur ditën e sotme nga Rrësheni.

Lu është takuar me nxënës të shkollave të mesme dhe foli me ta rreth punës që Ambasada është duke bërë në Shqipëri, si dhe për nevojat, shpresat dhe sfidat e të rinjve për të ardhmen.

Si një leksion demokracie, Ambasadori Lu iu tha të rinjve të Rrëshenit se nëse qeveria nuk ju përgjigjet, ju e rrëzoni atë.

“Ju jetoni në demokraci. Ju duhet të kërkoni dhe nëse qeveria nuk ju përgjigjet, ju e rrëzoni atë. Kështu funksionon demokracia…
Në demokraci, përgjegjësinë dhe pushtetin e keni ju. Ne mirëpresim ditën kur ju do të jeni udhëheqësit e Shqipërisë”, tha Lu.

Please follow and like us: