Albspirit

Media/News/Publishing

Skandalet seksuale triminutshe në banjë të ish-Presidentit: Femrat e prisnin zhveshur në avion për të bërë orgji me të

“Presidenti, nata sapo ka rënë” quhet titulli i librit të autorit Arnaud Ardoin, i cili rrëfen skandale të mëdha seksuale të ish-Presidentit francez, Jacques Chirac. Në libër tregohen detaje tronditëse të jetës seksuale të ish-Presidentit francez, që qëndroi në detyrë nga 1995 deri në vitin 2007. “Gratë të zhveshura viheshin në radhë për të bërë seks me Jacques Chirac”, – thuhet ndër të tjera në libër.
“Mësynte gratë dhe kryente marrëdhënie seksuale pa profilaktik”, vijon më tej libri duke treguar, se ish-presidenti kishte nofkën “treminutëshi në dush” për shkak të seksualitetit intensiv. Autori shkruan edhe për një udhëtim të presidentit francez në Islandë, kur një grua e re i kërkoi një autograf dhe ai u përgjigj me cinizëm: “Hyni në dhomën time, nëse dëshironi”. Libri tregon, se natën që ka vdekur Princeshë Diana, ish-Presidenti ishte në shtrat me aktoren italiane Klaudia Kardinale.

Please follow and like us: