Albspirit

Media/News/Publishing

Konkurs pune i Klan Kosova

Klan Kosova njofton se shpall konkurs për të angazhuar agjentë marketingu për uebfaqen/portalin e vetë klankosova.tv.

Të gjithë të interesuarit janë të mirëpritur të aplikojnë, duke dërguar një CV në adresat elektronike info@klankosova.tv, yllka.hamiti@klankosova.tv, por edhe duke sjellë, gjithsesi, një kopje të saj në zyrat e redaksisë, që ndodhen në ish-ndërtesën e fabrikës së amortizatorëve, në zonën industriale Prishtinë – Fushë-Kosovë.

Preferohen kandidatët që kanë diplomë universitare për marketing ose biznes, ndërsa që kandidatët tjerë nuk diskriminohen.

Të mirëpritur janë edhe ata që kanë përvojë pune prej të paktën 2 vjet në këtë, ose fusha të përafërta.

Njohja e gjuhës angleze dhe paketës Microsoft Office janë përparësi shtesë.

Koha e fundit deri kur pranohen aplikacionet me CV është ora 17, e datës 20 tetor 2017.

Testi dhe intervisimi për kandidatët që plotësojnë kriteret e lartpërmendura, bëhet më 25 tetor 2017, në ndërtesën e Klan Kosovës.

Please follow and like us: