Albspirit

Media/News/Publishing

Vrasja e dyfishtë në Lushnje, vetëdorëzohet në polici “Juli i Pashakos”

Një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së dyfishtë në Lushnje është vetëdorëzuar në Policinë e Lushnjes.
Ndërkohë që për masakrën e Lushnjës janë shpallur në kërkim 2 persona, Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili, është vetëdorëzuar edhe i dyshuari i tretë, Julian Sula.
Dorëzimi i Sulës, është bërë gjatë kontrollit të policisë në banesën e tij, ndërkohë që tani po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Dy ditë më parë nga një atentat mafioz u vranë dy persona, përkatësisht Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërkohë mbetën të plagosur dy shtetas të tjerë. Si autorë të masakrës dyshohet të jenë Laert Hxhiu, Orges Bilbili dhe i vetëdorëzuari Julian Sula i cili njihet edhe me nofkën si “Juli i Pashakos”.

Please follow and like us: