Albspirit

Media/News/Publishing

Barbara Dini, mesazh prekës mbi varrin e vëllait

Prej muajsh Barbana Dini vuan mungesën e tij, ndërsa sot edhe më shumë se kurdoherë tjetër. Nëse do të ishte në jetë vëllai i saj Ergi do të mbushte plot 23-vite, e sigurisht do të ishte në kulmin e suksesit të tij muzikor.  Po s’është dhe për familjen e tij mbesin vetëm kujtimet. E motra, Barbana na ka emocionuar mjaft me postimin e saj në rrjetet sociale ku shkruan se fjalën vëlla s’do mund ta thojë dot më kurrë.  “Vëlla, fjalë që nuk do ta them më kurrë, por që do ta kem përjetësisht të gdhendur në zemër! Ky ishte urimi që të bëra si sot, një vit më parë, në ditën tënde të lindjes! Sot do të mbushje 23 vjeç… Ti nuk e ke idenë sesa pa kuptim është kjo jetë pa TY ERGI!”, – ka përfunduar ajo. Çfarëdo që të themi në momente të tilla, fjalët s’do të mjaftonin, ndoshta koha do të arrijë të shërojë plagët e një jete të ndërprerë në mes…

Please follow and like us: