Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz RADOVANI: Pse nuk ka kalendar martirësh?!

 

1943,13 TETOR, ORA 13. 13’ BOMBARDOHET TIRANA!

503 PERSONA HUMBIN JETEN… E VRASJET VAZHDOJNË…

■DERI KUR NË SHERBIM TË “HARRESËS”?!!

Po Atdhetarët që dhane jeten per Atdhe, sa data kanë që duhen kujtue?!

Në Shqipni…, a ka mbetë kush që i bjen nder mend per Ata?!..

Lexoni këto data dhe Emna vetem per muejt Tetor, dhe mendoni a duhen kujtue?!

1945

  • 1 Tetor 1945 Dënohet Don Nikoll Kimza 10 vjet burg e punë të detyrueshme.
  • Tetor 1945, At Papa Pandi mbytet në tortura në Korçë. Ishte rreth 30 vjeç.

1946

  • 10 Tetor 1946 Arrestohet Don Mark Bicaj, dënohet me 15 vjet burg, po vdes nga torturat…
  • 11 Tetor 1946 Arrestohet në Dukagjin At Karlo Serreqi, 35 vjeç, dënohet me dënimin e burgimit të perjetëshem…Vdes në burgun e Burrelit me 4 Prill 1954.
  • 25 Tetor 1946 Arrestohet Don Ndre Simoni…
  • 26 Tetor 1946 Arrestohet Don Jakë Zekaj, 40 vjeç, dënohet dy vjet burg…
  • 27 Tetor 1946 Arrestohet në Tiranë Don Shtjefen Kurti, dënohet 15 vjet burg. Mbasi u arrestue prap në 1969, se “kishte Pagzue një fëmijë”, pushkatohet me 29 Shtator 1971.
  • 27 Tetor 1946 Arrestohet At Pjeter Mëshkalla në Tiranë, dënohet 15 vjet burg. Kur po zhvillohej “Revolucioni Kultural i 1967”, arrestohet prap dhe dënohet 10 vjet burg…
  • 28 Tetor 1946 Arrestohet At Pashko Gjadri, dënohet me 8 vjet burg e punë të detyrueme.
  • 28 Tetor 1946 Arrestohet At Mëhill Troshani, dënohet 8 vjet burg e punë të detyrueme.
  • 31 Tetor 1946 Arrestohet në Korçë Papa Josif Mihali, dënohet me 5 vjet burg dhe me daten 26 Tetor 1948 kriminelët e mbysin, tue zhytë në balten e kënetës së Maliqit…

1947: 22 Tetor 1947 Arrestohet At Buon Gjeçaj, dënohet me 5 vjet burg e punë të detyrueshme.

1958: 20 Tetor 1958 vdes Don Matish Lisna i helmatisun.

1967: 4 Tetor 1967 Arrestohet At Gegë Lumaj, dhe dënohet së dyti me 10 vjet burg…

1968: 16 Tetor 1968 Kardinali polak Vojtila zgjidhet Papa i 284, me emnin Papa Gjon Pali II.

2003: 11 Tetor 2003 E Lumja e Parë Shqiptare Nanë Tereza e Kalkutës (1910 – 1997)

■”HARRESA” ringjallë… Po, edhe ripersëritë historinë!

Melbourne, Tetor 2017.

Please follow and like us: