Albspirit

Media/News/Publishing

Denoncoi mashtrimet financiare në Maltë, vritet në mënyrë barbare gazetarja

Gazetarja Daphne Caruana Galizia është vrarë në Bidninja, në ishullin e Maltës, pas një shpërthimi të telekomanduar të makinës së saj Peugeot 108. Pesëmbëdhjetë ditë më parë gazetarja i kërkoi ndihmë policisë për shkak se vazhdimisht merrte kërcënime me vdekje. Sipas ‘Times of Malta’, një prej fëmijëve të saj sapo ka dëgjuar shpërthimin ka dalë në rrugë duke dhënë alarmin. Atentati ndodhi pranë banesës së gazetares.

Pamje nga vendi i ngjarjes
Pamje nga vendi i ngjarjes

Galizia u bë e njohur për hetimin e saj “Malta Files”, një investigim ndërkombëtar që e cilësonte Maltën si vendin e Bashkimit Europian ku personazhe të ndryshëm nga bota e politikës dhe biznesit kryenin evazionet fiskale, duke dhënë emrat e 28 personave. Kryeministri i Maltës Joseph Muscat tha se bëhej fjalë për një akt barbar dhe se do të bënte çmos që të gjente përgjegjësit. “Të gjithë e dinë se Galizia më ka sulmuar si në planin politik ashtu edhe në atë personal, por asgjë nuk e justifikon një vdekje të tillë”, tha ai.

Please follow and like us: