Albspirit

Media/News/Publishing

Hafize Elshani: Femër e dashur, ji vetvetja!

 

 

Secili e bën nga një selfi me buzët e fryra për t’u pëlqyer në rrjetet sociale: Facebook, Instagram apo Twitter. Secili ka filluar ta adhurojë veten jo ashtu si nuk është po sic dëshiron dhe me dashje a pa dashje kryen ndërhyrje estetike; secili thotë nuk jam ashtu si jam, por ashtu si do të duket në publik.

Realiteti në të cilin jemi ne sot dhe për realitetin në të cilin janë zhytur pseodocelibritetet që të duken si gjallesa të neveritshme, që secili nga ta i bën nga 3000 foto në sekondë ngado që shkon: në tualet, kafene, restorant, pishina, buzë datit, majë malit… dhe në fund nga to e nxjerrin prapanicën në Instagram e Facebook dhe kështu vazhdon promovimi i tyre.

Duke i kritikuar gjithmonë femrat e tilla është bërë monotone dhe e përsërishme, fjalët për silikonin, botoksin, operime, ndërhyrje kirurgjike estetike, blla blla…

Por esenca nuk është se shumica e duan këtë rrugën e transformimit në Barbi.

Këtë e kërkon më tepër ai tipi, bossi, shefi, zyrtari i lartë, idioti apo si doni ta quani ju…

Nuk e punëson pse vajza është e zgjuar dhe ka 2-3 fakultete, është shumë e zonja në profesionin e saj, jo nuk e punëson jo edhe jo, ai nuk e punëson nëse nuk duket me prapanicë si të Kim Kardashian, me linjat si Beyonce dhe me fytyrën e një Barbie kukulle.

Prandaj shumica duhet me ba ndërhyrje kirurgjike estetike me u punësu se përndryshe le ta harrojë atë pozitën në punë që e do, nuk i  interson asgjë nga profesioni që ajo ka studjuar me vite me rradhë.

Këtij tipit që e luan rolin e bosit, të shefit i intereson veç pamja jote e jashtme dhe asgjë tjetër, bash asgjë tjetër. Kështu që fati është në duart e femrave, mos lejo ta transformohesh vetën në një plastikë artificiale, në një manekine thjesht dhe vetëm për dikë tjetër.

Ti duhet ta dish që origjinaliteti e feminiteti ka peshën më të madhe, edhe nishanet, njollat, rrudhat dhe qeskat nën sy ty të shkojnë, është normale dhe proces i jetës andaj mos u brengos sepse ajo që ka rëndësi është mendja, zemra jote, zgjuarsia jote dhe pozitiviteti yt.

Ka shumë rëndësi të ndjehesh mirë  me format e tua të trupit, nuk ka rëndësi të jesh si ‘air bag’ e fryrë para e mbrapa, nuk ka rëndësi që buzët e tua të jenë fryrë si gomë, por rëndësi ka që në buzët e tua të ketë gjithmonë buzëqeshje. Nuk ka fare rëndësi që gjoksat e tu të mbushen me silikon dhe të sëmuresh një ditë nga sasia e silikonit, vetëm e vetëm që t’i ndëgjosh preferencat e të tjerëve dhe të ndjesh kënaqësin duke ‘i kullotur sytë’ nën gjoksin tënd, por rëndësi ka që një ditë të bëhesh nënë dhe me gjoksin tënde të ushqesh dhe rritësh një ëngjëll, fëmjën tënd.

Nuk ka rëndësi aspak ‘make up’ yt që ti e bën duke e mbuluar njollat nën fytyrën tënde që ti nuk e ke asnjë faj, por t’i shfaqi natyra, mosha dhe trupi, andaj edhe pa ‘make up’ ti je e bukur dhe e ëmbël sepse tek ti shihet pozitiviteti yt, andaj mos u brengos…

Fakti se jemi lodhur nga gjitha këto të shtyn dhe në debatet e thella duke ju treguar gjithë atyre meshkujve që mendojnë se femra është vetëm objekt dhe vetëm e bukur, më falni bosa por e keni shumë gabim sepse ne femrat e kemi zgjuarësinë, dashurinë dhe fatin shumë të madh që të jemi femra. Harroni që femra është vetëm Barbie butiku, nuk na intereson dukja jote, as paratë se kush e di si i ke fituar, femrës i intereson shkollimi, puna e ndershme dhe avancimi, duke mos e harruar dhe faktin se në vitet e fundit në biznese dhe në pushtet në botë femra po përparon, andaj jepia edhe një rreth me atë veturë  që nuk e din nga e ka preardhjen dhe shkelja, mos u duk më këndej, sepse gjithmonë ka për të pasur një zë për femrën.

Femra është nëna jote, gjyshja jote, motra jote, gruaja jote, halla e tezja jote, andaj vetëdijësohu se të duhet për jetën, nëse nuk ke kurrfarë dinjiteti vazhdo me pretendimet idiotike të tua se ke për të shkuar pashmangshëm drejt ferrit.

Please follow and like us: