Albspirit

Media/News/Publishing

Llalla, takim urgjent me prokurorë të Krimeve të Rënda

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka përfunduar takimin me prokurorët e krimeve të rënda, ndërsa në qendër të bisedës ka qenë dosja e trafikut të drogës që drejtohej nga Habilajt.

Pjesë e takimit urgjent mes Llallës dhe prokurorëve ishin edhe drejtues të sektorit të marrëdhënieve me jashtë në prokurori.

Tashmë pritet që në ditët në vijim të ketë zhvillime të vrullshme pas zbulimit të dosjes së përgjimeve të Habilajve në trafikun e drogës me vlerë 20 mln euro nga Shqipëria në Itali.

Sot pasdite, PD dhe PS janë përshirë në replika në distancë për trafikun e drogës, ku opozita ka vijuar me shigjetimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri si i lidhur me trafikun në rastin e arrestimit të kushëririt të tij, Moisi Habilaj.

Për këto akuza reagoi vetë deputeti socialist, i cili tha se është i gatshëm të presë çdo hetim për këtë çështje.

Më herët, Tahiri i kërkoi një takim Llallës, por Kryeprokurori nuk pranoi. Ish-ministri Tahiri, pas daljes së emrit në disa nga përgjimet deklaroi se është i hapur për hetime.

Please follow and like us: