Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Gëzuar Ditën e Lumturimit të Nënë Terezës

Kryeministri Edi Rama që prej mëngjesit të sotëm ka uruar në Facebook për shenjtërimin e Nënë Terezës. “MIRËMËNGJES dhe gëzuar Ditën e Lumturimit të Nënë Terezës”, shprehet Rama teksa poston një foto të Nënë Terezës. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, që u bë më pastaj në gjithë botën e njohur si Nënë Tereza, u lind në Shkup më 26 gusht të vitit 1910 në një familje me prejardhje nga Prizreni. Më 1979 ajo mori çmimin Nobel për Paqe. Nënë Tereza vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta të Indisë, ku kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës duke ndihmuar të varfrit.

Please follow and like us: