Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Tahiri të provojë para drejtësisë se nuk ka lidhje me kriminelët

Kryeministri Edi Rama deklaron se Saimir Tahiri duhet të provojë përpara drejtësisë pafajësinë e tij. Reagimi i tij vjen pak orë pasi Prokuroria e Përgjithshme kërkoi në Kuvend heqjen e mandatit dhe arrestimin e ish-ministrit Tahiri. “Uroj që Saimiri të provojë deri në fund që s’ka lidhje me këtë histori kriminelësh”, shkruan Rama duke cilësuar se ka besim tek drejtësia.

Statusi i plotë në facebook

Kur them dua një vend me drejtësi kuptoj vetëm drejtësi! Kur them dua të vërtetën nga drejtësia s’e bëj si ata që veç janë tallur dhe tallen me drejtësinë prej 27 vjetësh rresht! E besoj këtë fjalë megjithë mend dhe luftoj për kuptimin e plotë të kësaj fjale, megjithë zemër. Drejtësi për të gjithë dhe drejtësi mbi këdo.

Uroj që Saimiri të provojë deri në fund që s’ka lidhje me këtë histori kriminelësh. Por këtë dua ta mësoj nga drita e së vërtetës dhe këtë dritë s’e kam as unë, as qeveria, as partia. E ka vetëm drejtësia që duhet të na e ndriçojë këtë udhëkryq mes llafeve e provave. Deri në fund.

Please follow and like us: