Albspirit

Media/News/Publishing

Skënderbeu ndahet baras me Partizanin e Beogradit

Skënderbeu nga Korça ndahet baras (0:0) me Partizanin nga Beogradi, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena” në Elbasan. Lojë me ritëm, me disa raste shënimi sidomos në finish të takimit Partizani u shfaq dukshëm i rrezikshëm dhe pati dy raste të volitshme . Rreth 8 mijë shikues në stadium, nuk pati gola poor gjashtë kartona të verdhë.

Si Skënderbeu po ashtu edhe Partizani vazhdojnë pa fitore, dy barazime e një humbje, duke u renditur në vend të tretë përkatësisht të katërt me nga 2 pikë në grupin B të Europë League në futboll. Skënderbeu në pjesën e parë ka qenë më energjikë, ka pasur disa mundësi përmes James, por pa sukses, kurse në periudhën e dytë të lojës Sowe pati disa mundësi sidomos skuadra serbe u tregua e rrezikshme në 15 minutat e fundit. Skuadrat ndanë pikët, ku sërish do të ndeshen mes me 2 nëntor në Beograd, në kuadër të xhiros së katërt.

Please follow and like us: