Albspirit

Media/News/Publishing

Italia e kërkonte për vrasje, Gjykata e Durrësit e liron

Gëzim Aleksi i arrestuar tre ditë më parë për llogari të drejtësisë italiane nuk do të qëndrojë në qeli. Gjykata e Durrësit ka vendosur si masë sigurie për të atë të arrestit shtëpiak deri në përfundim te hetimeve, pasi pala mbrojtëse pretendon se i mbrojturi prej saj ka kryer të gjitha vitet e dënimit këtu në Shqipëri për veprën që kishte konsumuar në shtetin italian. Trupi gjykues la në fuqi kërkesën e organit të akuzës që kërkoi arrest shtëpie deri në verifikimin e plotë të dokumentacionit. Në ngarkim të Gëzim Aleksit Gjykata e Brescia-s /Itali ka lëshuar urdhër arrestin në vitin 1998 për veprën penale “Vrasja” parashikuar nga legjislacioni Italian. Gëzim Aleksi ishte shpallur në kërkim nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tiranë më datë 12.10 2017 dhe u arrestua tre ditë më parë nga Policia e Durrësit.

Please follow and like us: