Albspirit

Media/News/Publishing

“Kjo gomone është e Tahirit”, kreu i Autoritetit Portual Durrës reagon ndaj Bashës: Për cilën nga gomonet e keni fjalën z. Luli?

Kreu i Autoritetit Portual Durrës, Artjan Qirici, ka reaguar pas një postimi të Bashës i cili publikoi foton e një gomoneje në portin e Durrësit shoqëruar me një mesazh nga një qytetarë i cili i shkruante se gomonja është e Saimir Tahirit. Qirici pyet Bashën se për cilën nga gomonet e ka fjalën, ndërsa njofton se ditën e sotme porti i Peshkimit është pastruar nga skafet dhe jahtet që sipas tij ishin me dhjetëra.

REAGIMI

Reagon kreu i Autoritetit Portual Durrës, mbi akuzat e kreut të Opozitës Lulzim Basha “PER CILEN NGA GOMONET E KENI FJALEN JU z.LULI?  Ditën e sotme porti i ri i Peshkimit i “uzurpuar” nga skafet dhe yacht-et privat ju kthye përfundimisht sektorit të peshkimit, Me dhjetra ishin skafet, (nder to shume gomone) qe për këtë arsye dolën nga dalja nr.4 e Portit të Durrësit…

 

Please follow and like us: