Albspirit

Media/News/Publishing

Mbyllet mbledhja e Këshillit për Mandatet, dy raporte i dërgohen Kuvendit

Pas tre orësh diskutime e debate mbi imunitetin e deputetit Saimir Tahiri, ka përfunduar mbledhja e Këshillit për Mandatet dhe Rregulloren. Në fund të kësaj mbledhjeje, Këshilli ka dalë me dy qëndrime të kundërta. Nga njëra anë mazhoranca kërkon kontroll personal dhe në banesën e Saimir Tahirit, ndërsa opozita i ka dhënë “ok” kërkesës së prokurorisë për heqjen e mandatit dhe arrestimin e ish-ministrit. Tashmë të dyja raportet do të dorëzohen në Parlament ku në seancën e ardhshme do të votohet për secilin. Mazhoranca e kishte paralajmëruar në një farë mënyre vendimin e saj për Tahirin, pasi shpesh kërkoi prova nga organi i akuzës. Mbetet për t’u parë qëndrimi i Parlamentit se cilin nga dy raportet do të votojë. Saimir Tahiri, dyshohet se është përfshirë në trafikun e drogës duke mbështetur pjesëtarët e bandës “Habilaj”.

Please follow and like us: