Albspirit

Media/News/Publishing

Spiropali sulmon prokurorët: Ngjanin si tre të pandehur që kishin nevojë për avokat

Deputetja e PS, Elisa Spiropali ka reaguar pas seancës së Këshillit të Mandateve që u mbajt ditën e sotme për të diskutuar kërkesën e prokurorisë për t’i hequr imunitetin Saimir Tahirit pas dyshimit të arsyeshëm se Tahiri ishte i implikuar në trafikun e drogës. Spiropali shkruan se nuk di çfarë të medojë për ata prokurorë, të cilët sipas saj kërkojnë arrestimin e një deputeti duke lexuar gazetën në paraqitjen e akuzës. Pavarësisht se nuk e di se çfarë do të ndodhë me Tahirin, Spiropali shkruan se tre prokurorët ngjanin sit ë pandehur që kishin nevojë për avokat.

POSTIMI I PLOTË:

Nuk di çfare te mendoj per ata tre prokurore sot! Kerkojne arrestimin e nje deputeti (apo njeriu çfaredo) dhe lexojne gazeten ne paraqitjen e akuzes se tyre! Kur pyeten pse lexoni gazeten, thone qe ua ka dhene Antimafia Italiane! Duan t’i hedhin hekurat nje deputeti (apo njeriu çfaredo) dhe thone udhetoi kater here ne makine me nje person te dyshuar, etj.! Kur pyeten kush jane keta etj., ngrene supet dhe kur ripyeten thone nuk tregojme sekrete! Duan te burgosin nje deputet (apo nje njeri çfaredo) dhe belbezojne sikur i ka zene nje hall i madh! Kur pyeten a mund t’a perserisni ate qe thate se nuk ju degjuam, thone ne nuk jemi politikane qe te flasim me ze te larte! Tre prokurore qe drejtojne institucionin me hijerende te gjyqesorit shqiptar, te tre aspak zhgenjyes ne pamje e me siguri as ne formimin baze juridik e mbase me shume se aq (nder ta nje zonje qartesisht e mprehte dhe e edukuar), ngjanin si tre te pandehur qe kishin nevoje per avokat! Nuk e di çfare do te sjelle e nesermja dhe çfare do te mesojme me shume deri kur do te duhet te marrim vendimin, sepse prokuroret thane se po presin prova te reja nga pertej detit. Dhe pa e vene asnje fije floku ne dyshim se ne e duam sot drejtesine me shume se Saimirin, do te kerkojme deri ne fund qe te verteten te na e thote drejtesia. Por sot per sot, mund te thuhet pa asnje frike se ata tre prokurore kishin nje gazete dhe nje sekret. Gazeten e dime se e kemi lexuar para se te na e lexonin ata sot. Sekreti qe s’do ta marrim dot vesh asnjehere prej tyre, eshte kush i ka futur ne nje sekelldi aq te madhe sa e sotmja? Fatmiresisht Shqiperia eshte nje vend ku vete Sherbimi Informativ funksionon si gazete dhe asgje s’mbetet gjate sekret.

Please follow and like us: