Albspirit

Media/News/Publishing

Tahiri: Do jem këtu çdo sekondë për të dalë e vërteta! S’i përkas rracës politike që kur prokurorja hetonte bëhej lavire

Deputeti socialist Saimir Tahiri sapo ka hyrë në Kryesinë e Kuvendit, ku do të zhvillohet mbledhja e Këshillit të Rregullores për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e tij, kërkuar Prokuroria e Krimeve të Rënda. Mirëpo duket se një pikë kthese është letërporosia e ardhur dje nga ana e autoriteteve italiane. Lajmin e ka bërë të ditur vetë prokurori i  çështjes Hajdarmataj. Ai kërkon që mbledhja të bëhet me dyer të mbyllura në mënyrë që të mos cënohet sekreti hetimor. Këshilli po shqyrton provat pa praninë e kamerave, ndërsa Tahiri si subjekt nën hetim është nxjerrë jashtë mbledhjes.

Besim Hajdarmataj: Kërkojmë të paraqesim disa prova të reja, duke qenë në fazën e veprimeve hetimore që implikojnë z.Tahiri. Gjatë ditës së djeshme ne kemi të administruar tashmë dosjen. I kërkojmë këtij komisioni t’i administrojë sipas rregullave proceduriale.

Artan Hajdari: Kemi të drejtë të kërkojmë kohë për kërkesën dhe e dyta duhet të na shpjegojë zoti prokuror për çfarë materiali përmban letër-porosia. Nëse janë ato 416 faqe, kjo nuk përbën provë të re. Nëse ata nuk e kanë përkthyer. Ne si mbrojtje jemi më të avancuar dhe e kemi përkthyer.

Ruçi: Jemi para një kërkese të re, do ta shqyrtojmë pasi të dëgjojmë palën mbrojtëse.

Alibeaj: Me sa kuptova unë është një kërkesë e re që ka pasuruar materialin me akte të reja. Kërkesë që përmbush normat teknike, gjithsesi sot unë besoj që është në dobi të procedurës së veprimtarisë së këtij komisioni që po të operojmë me marrjen e këtyre provave që të mbulohen nga sekreti hetimor. Dhe më pas vazhdojmë me rrjedhën, me palën mbrojtëse.

Manja: Kryetar, mbledhja duhet të vazhdojë aty ku u la dje dhe pasi të dëgjohen parashtrimet ne do të shprehemi edhe me kërkesën e prokurorisë.

(Mediat dalin jashtë, paraqiten elementët e provave të reja për Tahirin. Dje mbërriti nga Italia një dosje e re)

RINIS MBLEDHJA, FJALËN E MERR AVOKATI MBROJTËS I TAHIRIT:  

Artan Hajdari: Është tjetër definicioni i sekretit shtetëror dhe tjetër i sekretit hetimor. Për të mbrojtur të drejtat e personit nën hetim t’u kërkoj të më vihen në dispozicion materialet. Kërkesa që i drejtohet Kuvendit ka një kontekst të ri në raport me Kushtetutën. Çështja e imunitetit është nëj çështje që e ka ngritur Kuvendi në një nivel tjetër për t’i dhënë garanci deputetit.

Organi i prokurorisë është i detyruar në bazë të nenit 288 të Kodit të Procedurës Penale ka përcaktuar se çfarë dhe si bëhet dhe duhet të përmbajë kërkesa. Kjo kërkesë nuk ka patur asnjë provë. Pavarësisht faktit që kjo kërkesë nuk ka përmbajtur këto prova, është shumë evidente që këto prova jo vetëm nuk duhen të merren në konsideratë. Ato nuk përbëjnë asnjë indicie. Prokurorët thanë se kanë krijuar bindje, jurisprodenca nuk është bindje, duhet ta provosh atë, qoftë në procesin e marrjes së lejës së arrestit. Dy prova ka përmendur në kërkesë organi i prokurorisë: një akt juridik, kontrata e shitjes, midis deputetit zotit Saimir Tahiri dhe një personi që ka lidhje familjare shumë shumë të largët. Kjo ka vlerë vetëm për palët dhe qarkullimin civil jo për anën penale.

Për më tepër nuk tregon për persona të tjerë, pyetja u bë shumë e saktë, kush janë të tjerët?! Përveç familjes. Deputeti duhet të kryejë funksionet e tij kushtetuese dhe të përgjigjet para drejtësisë, vetëm ky parlament të jetë i bindur në dyshime të arsyeshme apo prova që mund të quhen prova dhe nëse kjo garanci nuk gjykohet në këtë sallë, atëherë çfarë mund të thuhet për një individ që kërkon proces para një institucioni?! Ne e dimë se çfarë do të thotë një urdhër-arresti, që ka dalë në media nëpërmjet një materiali 416 faqësh. Nuk mund ta japë arrestin një gjyqtar në atë vend që e ka drejtësinë më të zhvilluar, ndërkohë që gjithë materialet që keni pas nga media, dhe prokurori i ka patur nga media dhe nuk na janë vënë në dispozicion.

Hetimet në territorin italian ka 4 vjet që bëhen dhe u arrit vetëm me arrestimin në territorin italian, bëhet regjistrimi kaq urgjent në 48 orë dhe ndahet në 2 seanca: publike dhe jopublike. Seanca duhet të ishte publike. Me këtë mbaj parasysh garancitë që duhet t’i jepen një deputeti. Heqja e sigurisë personale është nëj masë ekstreme, merret vetëm atëherë kur masat e tjera nuk kanë vlerë. E pabazuar me konstekstin e cështjesh, e një personi në hetim. I nderuar z.kryetar, ne kemi sjellë para jush disa praktika që përbëjnë precedentë, i quajmë vendime unifikuese që organet e drejtësisë duhet t’i marrin parasysh. Mbahet qëndrim i qartë se çfarë duhet të ketë parasysh organi i prokurorisë dhe organi i gjykatës kur vendosin masa të këtij karakteri. Çfarë do ndodhi edhe nëse kuvendi i nderuar do japë lejën?! Veçse kufizon funksionin normal të Kuvendit, deputeti është i lirë të hetohet dhe të merret në hetim.

I nderuar z.kryetar, o ka trafik në formën e grupit të strukturuar ose korrupsion, kjo është praktika sot. Ndoshta nuk jam penalist i kulluar, por kjo është e bardha mbi të zezë. Megjithatë qasjet janë të ndryshme dhe i respektoj kolegët për hetimet që po bëjnë.

Nuk ka bindje, bindja është në gjykatë, nuk është në hetim. Në hetim ka prova, të tjerat nuk janë asnjë gjë, detajet nuk kanë vend në jurisprudencë, bindjet nuk kanë vend. Së fundi dua t’u sjell vendimin e gjykatës së shkallës së parë Fier, ka shkuar, ka takuar prokurorin e Krimeve të Rënda, nuk janë pak. Për sa i përket përfshirjes së automjetit Audi në aktivitetin kriminal rezultoi se ky fakt nuk ekziston. Në të gjitha aktet për veprimet policore, nuk rezulton të jetë përfshirë në trafik lëndësh narkotike.

Kam sjellë disa citime të Komisionit të Venecias dhe veprime të Gjykatës Kushtetuese dhe një vendim të çështjes në Turqi. A kemi një kërkesë të serioze, të sinqertë? Ne na rezulton jo, është një kërkesë joserioze, e ngutshme dhe e pasinqertë.

Hajdari: Moisi Tahiri

Tahiri: Ndjesë! Moisi Habili

Ruçi: Ju faleminderit z.avokat. Pyetje?!

Alibeaj: Kohën e mbrojtjes e ka konsumuar avokati. Avokat po ju drejtohem juve, besoj ju keni dalë për të marrë përsipër mbrojtjen e klientit tuaj jo vetëm për sot por edhe në ngjarje të mëparshme. Ju e thatë me zë të lartë që kërkesa t’i cohet seancës, të rrëzohet kërkesa e prokurorisë në gjithë dimensionet e saj: për të mos u arrestuar, për të mos iu hequr liria, për të mos u kontrolluar banesa. Po ju kujtoj diçka meqë keni marrë përsipër mbrojtjen ligjore dhe politike. Para disa ditësh klienti ka dalë në një konferencë për shtyp me këtë emblemë të kuvendit të Shqipërisë dhe tekstualisht ka thënë këtë gjë: Refuzoj cdo lloj privilegjimi dhe imuniteti për të arritur te e vërteta. Me ç’kuptoj unë në atë moment vullneti i klientit tuaj ka thanë me të madhe në publik që refuzon imunitetin! Pra refuzoj imunitetin për heqje lirie, kontroll banese. Pra kë duhet të marrim për të vërtetë?! Sot kërkon të mbrohet, të ketë privilegjin e imunitetit!

Hajdari: Mua nuk më lejohet që të bëj deklarat politike, unë jam jurist dhe unë do bëj përgjigje juridike. Unë i referohem nenit 73 të Kushtetutës, që deputeti nuk mund të arrestohet dhe të hiqet liria pa autorizim të kuvendit.

Doni të mbani pashaportën, ja ku e keni, doni të bëni kontroll, hajdeni mo bëjeni, po nuk është cështja. Nuk ka asnjë artikulim të zotit Tahiri që thotë më arrestoni.

Ruçi: Z.Tahiri

Tahiri: Nuk kam asnjë lloj tundimi për t’u vënë në provë nëse unë dua të hetohem apo jo. J

Ama unë do refuzoj nga dita 1, deri në ditën e fundit, çdo lloj politizimi e skenari politik të llumit të rrugës dhe çdo skenari tjetër që të më vërë mua pesha të padrejta për të bërë drejtësi.

Alibeaj: Drejt, bravo… Absolutisht t’i shkojmë të drejtës deri në fund, me prova. Ju keni thënë në konferencën tuaj.. Çështja është me imunitet apo pa imunitet?! (I Vë videon e konferencës së Tahirit) Ti ke të drejtë ta hash fjalën! Pyetja tjetër, avokatit. Keni ndonjë ndjesi ju që e gjitha kjo procedurë po përdoret politikisht?

Hajdari: Kjo nuk duhet marrë në këtë konsideratë, por në raportin që deputeti ka me vetë kuvendin. Ndjesia vjen nga ato kërkesa që nuk janë të argumentuara dhe të sinqerta dhe është ndjesi profesioniale.

Alibeaj: Ndjesia ishte po apo jo?!

Hajdari: Nuk ka as po as jo!

Tahiri: Unë jam i gatshëm të hetohem dhe të bëj gjithçka që e vërteta të dalë në dritë! Por unë kërkoj prova! Ju nuk mund të më kërkoni mua të arrestohem pse dy banditë thonë në muajin e dytë të detyrës sime që unë fitoj 5 milionë euro në muaj.

Pse në përgjim thuhet Saimir, kur unë skam as kamion as patentë kamioni, po nuk pranoj të arrestohem pse dy kushërinj të largët. Një familjar i yti ka vrarë një njeri. Po të jetë, kisha shkuar në burg që kur e tha Sali Berisha, kur tha kam vënë bomba me sahat familjes sime, që atëherë… Me këtë standard?! Shkoja vetë në burg unë! Unë as standardin të bëj lavire prokurorët nuk e kam!

Ruçi: Asnjë koment ju lutem shumë!

Alibeaj: Sigurisht që nëse një familjar i imi të kishte vrarë njeri unë do isha bashkë me të. Të dëgjova që the ska prova, kërkesa e pabazuar në ligj, e përdorur politikisht madje, po mirë përderisa s’ka prova avokat, pse nuk shkoni në gjykatë ju që të pastroni shpirtin nga gjynahet?! Unë nuk po të them, që ti sa të dalësh nga kjo sallë do shkosh në burg. Ndoshta dhe ndodh. Nëse s’ka prova ti shkon para gjykatës, mund të bësh edhe miting atje. Pse nuk e bën këtë ti?!

Tahiri: Atëherë po jua rithem. Jam gati të hetohem, të përgjohem, jam gati të më kontrolloni, unë jam gati të bëni gjithçka, po pranga politike nuk pranoj! Unë si ty nuk jam!….

Ruçi: Të lutem qetë z.Tahiri se po e hapëm kështu që të gjykojmë moralin e njëri-tjetrit ky nuk është vendi.

Tahiri: Kryetar ndjesë për procedurë quaje! Unë jam gati për gjyqin ligjor dhe politik.

Ruçi: Ky nuk është vendi as të bëjmë gjyqin juridik as politik!

Please follow and like us: