Albspirit

Media/News/Publishing

Tre prokurorët e Tahirit-të afërm të Shkëlzen e Sali Berishës, reagon Erla Mëhilli

Ditën e djeshme pavarësisht qëndrimit të tyre mjaft profesionalë, disa media i cilësuan prokurorët e çështjes Tahiri si të afërm të ish-kryeministrit Berisha dhe të ndikuar nga ai dhe i biri i tij Shkëlzeni. Për këtë çështje ka reaguar zëdhënësja  e ish-kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli e cila me një njoftim të shkurtër sqaron të vërtetën në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar ditën e sotme.

Deklarata e zëdhënëses së ish-kryeministrit Berisha:

Sot, mediat e kontrolluara nga Edi Rama kanë shpërndarë një trillim banal të tij, i cili në një panik të papërmbajtur ka gjetur si mburojë për Sajmir Tahirin një shpifje dhe trillim bajat, sipas të cilit prokurorët e çështjes “Tahiri” janë kusherinj të ish- kryeministrit Sali Berisha dhe djalit të tij, Shkëlzen Berisha. Lidhur me sa më sipër, i sqaroj opinionit publik me përgjegjësi të plotëe se nuk ekziston asnjë lidhje farefisnore apo e çdo lloji tjetër midis ish-kryeministrit Berisha dhe djalit të tij dhe prokurorëve të çështjes së Sajmir Tahirit.  Por ky trillim dëshmon qartë dhe një herë tmerrin që ka kapur kupolën e narko-shtetit në Shqipëri!

Please follow and like us: