Albspirit

Media/News/Publishing

Vizitoni Parisin me Armina Mevlanin

“Udhëto me mua”. Një rubrikë e re në opinion.al do të vijë çdo të premte. Personazhet e njohur të showbizit shqiptar do të sugjerojë një vend interesant për t’u vizituar, duke ndarë eksperiencat e tyre.

Rubrikën vendosëm ta hapim me blogeren e njohur Armina Mevlani e cila sjell në një sugjerim special, Parisin.

Udhëtoni me Arminën, mësoni vendet e saj të preferuara në Paris dhe nëse ju pëlqejnë merrini në konsideratë.

“Parisi është një ndër vendet e mija  të preferuara për të vizituar pasi përmbledh gjërat që më pëlqejnë më shumë : modën,artin dhe restorantet më të mira”, tregon Armina. Ajo flet edhe për herën e parë kur e ka vizituar këtë vend: “Hera a parë kur kam qenë në këtë qytet madhështor ishte në moshën 9-vjeç dhe kam mbetur mjaft e impresionuar. Kam shkuar shumë shpesh edhe prej javëve të modës kohët e fundit, por asnjëherë s’më ka mjaftuar për ta parë dhe shijuar këtë qytet plotësisht. Parisi është një qytet që sa herë të shkoni gjithmonë do gjeni diçka të re për të parë”. Ja çfarë sugjeron tjetër Armina Mevlani për Parisin ne vendet që atje duhen vizituar : Shëtitje me varkë buzë Senës, Harku Triumfit, Kulla Eiffel, Muzeu i Luvrit, Moulin Rouge ose Lido për show , Rruga Montmartre për ata që duan të blejnë piktura të veçanta. Më tej ajo na tregon edhe restoranet e saj të preferuara: L’Avenue, Costes (perfekt për të ngrënë darkë në zemër të Parisit dhe vend shumë trendi ku shkojnë të gjithë vipat e huaj), Lulu’s restaurant , Budha Bar.  Por si një vajzë me shije dhe që i pëlqen moda nuk kishte si të linte jashtë vendet më të bukura sipas saj për shopping : Rue Saint Honore, La Fayette, Vintage shopping .

Please follow and like us: