Albspirit

Media/News/Publishing

Atentati në Shëngjin/I plagosuri, në konflikt me nipat e Ben Ndokës

Florian Dushku quhet një nga të rinjtë që u plagos mbrëmjen e të dielës në Shëngjin. Për 28 vjeçarin Dushku është hera e dytë që qëllohet me armë.
Ditën e zgjedhjeve, në 25 Qershor ai pati një konflikt me nipat e Ben Ndokës, ish deputeti i Partisë Socialiste.
Dushku njihet si mbështetës i LSI-së. Për ngjarjen e 25 Qershorit, policia shpalli në kërkim tre persona: Samuel Ndokën, Damian Ndokën dhe Gentian Markun.
Sipas policisë, breshëritë e automatikut u qëlluan nga një automjet drejt dy personave, që po lëviznin në këmbë.
I plagosuri tjetër është Samet Bercaj 19 vjeç, banues në Shëngjin.

 

Please follow and like us: