Albspirit

Media/News/Publishing

Kryeministria denoncon injorancën e LSI në administratën shtetërore

Ndërkohë që nëpërmjet një urdhërese të shpërndarë punonjësve të vet në  administratën zyrtare, selia qendrore e LSI u ka bërë thirrje të mos dorëzojnë çelësat, nga kryeministria ka ardhur si kundërpërgjigje publikimi i injorancës së disa militantëve të LSI-së që mbajnë detyra shtetërore.

Kështu, referuar deklarimit të kabinetit te Kryeministrit: specialisti i zyrës së pagave në ndërmarrjen shtetërore të transmetimit të energjisë elektrike është me arësim të mesëm, kur vendi i punës e parasheh me shkollë të lartë.

Zyrën e projektimit të impianteve e drejton një lsist që ka përfunduar për politikë agrare, ndërkohë që specialisti i sigurimit të telekomunikacionit është diplomuar për zooteknik.

E forta fare është se një tjetër specialisti i sektorit të telekomunikacionit megjithëse ka qenë nën masën e sigurisë “arrest me burg”, ka vijuar të paguhet deri në fund të muajit shtator…

Këta janë vetëm një pjesë e vogël në detin e zullumeve që LSI ka bërë me 30% e pjesës që ka patur në administratën e koalicionit të shkuar qeverisës me PS-në, pasi qindra të tjerë të këtij kallupi i gjen në strukturat e Ministrisë së Bujqësisë, nga qendra deri në bazë. Ku drejtorë drejtorie të bujqësisë rezultojnë edhe të diplomuar për zjarrfikës. Sikurse gjen me qindra arsimtarë, ish oficerë, fermerë, bujq, ish karrocierë, berberë, kamerierë, saldatore, ish policë, këngëtarë, aktorë, regjizorë të dështuar, burra, gra  etj., të konvertuar në zyrtarë dhe që për të mbrojtur vendet e punës të zaptuara falë dashurisë për LSI-në e Ilir Metën, janë gati të përballen nëpër gjykata.

Arradhën e injorancës dhe nepotizmit LSI-ist e ndesh me shumicë në Institutin e Shëndetit Publik, i cili, për të përballuar shpenzimet e administratës së militantëve LSI-st të qëndisur perfekt nga drejtori bashkëfshatar i Ilir Metës, Arjan Bregu, që prej 3 vitesh e drejton këtë institucion të rendësishëm të kërkimit shkencor, i ha për çdo vit buxhetiti tonë të taksapaguesve mbi dy miliard e gjysëm lekë. Pa i dhenë asnjë produkt justifikues. Ka edhe më shumë se kaq por ta mbyllim deri këtu listën e zullumqarëve me targën LSI për ta vijuan në ditët e ardhshme.

Please follow and like us: