Albspirit

Media/News/Publishing

Spahiu pasi u zhgënjye nga Basha i futet ‘modelingut’?!

Ish-lideri i Aleancës Kuq e Zi, la politikën përpara zgjedhjeve të 25 qershorit i zhgënjyer nga aleati i tij Lulzim Basha. Tashmë ai duket se është shëruar nga plagët e tradhëtisë politike. Spahiu ka fituar një pamje të re ku spikasin ndryshimet në stilin dhe paraqitjen e jashtme.

Tashmë ai ka lënë edhe mjekër dhe vishet me një stil modern, me këpucë paksa vintage, pantallona të ngushta, xhaketa sportive dhe bluza pambuku. Edhe pse është 48 vjeç, imazhi i ri të jep përshtypjen se ai la politikën për t’u bërë model. Të jetë e vërtetë kjo?/javanews/

FOTOT/ Kreshnik Spahiu pasi u zhgënjye nga Basha i futet ‘modelingut’?!

Please follow and like us: