Albspirit

Media/News/Publishing

Me apo pa mbathje, kjo ishte loja e velinës së Mamaqit që “e hëngrën” gjithë mediat

Kejvina Kthella nuk u mendua dy herë para se ta nxirrte në shesh “zogun”, në puntatën e kaluar të “Xing me Ermalin”. Velina me forma bombastike, ka vendosur të sqarojë me një status se si ishte e veshur. “Dua të hedh poshtë të gjitha aludimet, sipas te cilave kam kërcyer pa mbathje. Kam parë postimet nëpër rrjete sociale përsa i përket kësaj teme. Dua të them se askush nuk duhet të arrijë në perfundime pa qenë i sigurt për çka po flet. Do flas me Ermalin dhe javën tjetër do vesh pantallona ushtarake”- është shprehur ajo.

Ndërkaq burime nga produksioni bëjnë me dije se ajo ishte veshur në mënyrë të atillë me çorape gome që të dukej si lakuriq, çka e “kanë ngrënë” të gjitha mediat e shkruara dhe ato online dhe kanë shtuar ndjekësit e Mamaqit. Kohë efektesh, varfëri emisionesh, britma, dështim total i disa programeve dhe një masë trushplarësh që besojnë gjithçka. “Xing”, “Thumb”, “Dita me ne”, “Nata me ju”, “Hiqja Lenës e futja Prenës”, kjo është e përbashkëta e emisioneve të kotësisë, që mjerisht kanë shumë ndjekës nga populli ynë i lashtë dhe i leshtë.

Please follow and like us: