Albspirit

Media/News/Publishing

Denoncimi: Nipat e ish-deputetit socialist plagosën aktivistin e LSI në Shëngjin

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në facebook, ka shpërndarë mesazhin e “qytetarit dixhital” sipas të cilit, nipat e ish-deputetit socialist Arben Ndoka kanë qenë atentatorët e plagosjes së sotme në Shëngjin.
Sipas po të njëjtit mesazh, i plagosur ka mbetur një aktivist i LSI.

“Lezha në terror!

Banda e Arben Ndokës se PS përgjak Lezhën.

Nipat e tij në kërkim derdhin breshëri kallashnikovi mbi dy të rinj. Çunat e krimit i ndihmojnë!

Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital! sb

“Mirembrema zoti Berisha!Ska nje ore qe ne shengjin ndodhi nje ngjarje ku u plagosen 2 djem te mrekullueshem nga dora e familjes kriminele,Familja e Arben dhe Sander Ndokes qe cdo dite po terrorizojne Lezhe dje deri sa arriten sot ne plagosjen e rende te Florian Dushkut dhe nej shoku te tij.Policia e Lezhes per mbi nje ore ps vrasjes as qe ngriti postoplloqe e as qe u vu ne ndjekje te autoreve edhe pse dihej se ishin Nokaj(nipat e Arben Ndokes).Si i vetmi njeri tek i cili kemi shprese dhe denoncon kriminelet ju lutem qe te beni publike kete mesazh.Ju faleninderit!”

“Zoti Berisha jam nje qytetar nga Lezha,Banda e nipave te Ben Ndokes,djemt e vellait te tij,sapo kan gjuajtur 2 persona qysh me konfliktin e zgjedhjeve,nipat e tij jane ne kerkim nga policia pasi Kane bere nje sere veprash penale e policia del me konklodimin qe nuk gjinden po ato perdit jane ne Lezhe e dalin lirshem pasi Arben Ndoka e njerzit e tij shoqerohen per dreka e darka me Drejtorin e Policise,te lutem anonim”, shkruan Berisha.

Please follow and like us: